×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Dukagjini” boton dhe promovon librin “Secili me liqenin e vet” të shkrimtarit verimaqedonas, Nenand Joldeski

    Insajderi
    03 October 2023 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten, 05. 10. 2023, ora 19:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Secili me liqenin e vet”.

    “Secili me liqenin e vet”, i shkruar nga autori maqedonas Nenad Joldeski dhe i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” , është libri i dytë i kolanës Effugium, e cila mbështetet nga Creative Europe.

    Ky libër, i përbërë nga 14 tregime, është një përmbledhje historish të vogla që burojnë nga absurditeti i jetës dhe i përgjigjen gjendjes melankolike të autorit/narratorit, i cili është në kërkim konstant të kuptimit ekzistencial të qenies njerëzore.
    Libri është përkthyer nga Salajdin Salihu.

    Ky libër, i përbërë nga 14 tregime, është një përmbledhje historish të vogla që burojnë nga absurditeti i jetës dhe i përgjigjen gjendjes melankolike të autorit/narratorit, i cili është në kërkim konstant të kuptimit ekzistencial të qenies njerëzore.

    “Secili me liqenin e vet” është një ndërthurje mes fiksionales dhe reales, historive personale dhe kolektive, temave të mëdha dhe të vogla etj., që si emërues të përbashkët e kanë mënyrën minimaliste të shkrimit.

    “Secili me liqenin e vet” është fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, për vitin 2016.

    Libri është përkthyer nga Salajdin Salihu. Salihu është profesor i letërsisë në Universitetin e Tetovës. Ai është përkthyes i mirënjohur nga maqedonishtja dhe serbishtja në shqipen. Disa nga veprat që ka përkthyer janë: Izet Sarajlić – “Kënga Sarajevase e luftës”; Predrag Lučić – “Azizi ose Dasma që e Shpëtoi Perëndimin”; Amir Bashović – “Shajni nga vendi i sermtë” etj.

    Po ashtu, Salihu ka përkthyer edhe poezi të shumta nga shkrimtarë, si: Tin Ujević, Ćamil Siarić, Josif Brodsky, Czeslav Milosz, Zbignjev Herbert, Danilo Kiš, Marko Vešović etj. /ObserverKult/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark