Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Në kuadër të javës së 33-të, pasditja e sotme sjell tri sfida tejet “joshëse”.
Padyshim, vëmendja kryesore do të jetë te derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.
Si Gjilani ashtu edhe Drita deri në fund të edicionit duan epitetin e nënkampionit, andaj synojnë vetëm fitore sot.
Në dy ndeshjet tjera, Dukagjini është nikoqir i Ulpianës, teksa Prishtina e pret Feronikelin në “Fadil Vokrri”.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Shala, Dallku, Syla, Ahmeti, Shabani, Carioca, Hasanaj, Merlaku, Nikoliq
Ulpiana: Thaqi, Makolli, Musliu, Emini, Avdulli, Shkalla, Shala, Qerimi, Ahmeti, Iran, Selimi.
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Tomasevic, Karabeci, Abazi, Zyba, Cenaj, Hoti, Zeka, Sadam, John
Feronikeli: Pas pak…
Të tria ndeshjet nisin nga ora 15:00.