×
  • Lajme
  • Insajderi

    Duriqi flet për të dy rastet e Insajderit të përmendura në raportin e DASH

    Insajderi
    13 April 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në emisionin ”Politiko” në Kanal 10 po diskutohet për raportin  e Departamenti Amerikan i Shtetit për gjendjen e keqe sa i përketë lirisë të shprehjes së gazetarëve në Kosovë.

    Lidhur me këtë ka folur edhe gazetari hulumtues Visar Duriqi i cili kishte pësuar një sulm nga persona të panjohur në vitin 2021, rast për të cilin policia nuk ka arritur ende asnjë rezultatë.

    “Rezultati 0, edhe një vjet mas krejt kësaj nuk ka rezultatë, s’ka pistë të hetimeve, realisht përgjigjia ka qënë injoruse, “ jemi duke u marrur me rastin”, kjo ishte përgjigja  e tyre . Unë i kam jep një farë ndihmë policisë pasi që kur i kam therur dy personat që më kanë sulmuar shenjat e tyre të gjakut kanë qënë aty. Policia nuk më kanë dhënë asnjë qasje madje as në ato të videove, sepse dikush nga publiku mund të i kishte njohur, kjo është gjendja pra ku tre persona potencialisht kriminel janë të lirë”, tha ai.

    Duriqi ka përmendur edhe rastin tjetër ku policia kishe zbarkuar në zyrët e Insajderit pasi që Gazeta Insajderi ka zbuluar se ministri Vitia në atë kohë  nuk e ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe BioNtech duke rrezikuar  jetën e mijëra kosovarëve.

    “Rasti i dytë është ai i vaksinave ku policët kanë qëndruar në zyrë, të cilët kane insistuar që ne t’i tregojmë burimet, ndërsa ne i tregonim se egziston një ligj lidhur me këtë. Pa dërguar ftesë, pa thirë, vetëm janë gju në zyre kemi biseduar me ta dhe e kanë dërguar Parimin në zyrë dhe në fund e kanë kuptuar se kjo nuk është një drejtë e tyre”, ka thënë Duriqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark