×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Durmishi: Bëhet fjalë për 97 milion euro, Betchel Enka-s iu dhanë edhe 44 milionë euro tjera

    Insajderi
    01 February 2024 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e pagesës prej 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”, ku deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u dënua me tri vite e tetë muaj burgim.

    Durmishi tha se “Betchel Enka-s” i janë paguar edhe 44 milionë euro, përveq 53 milionëve.

    Veç sa për sqarim. Nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion euro. Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro. Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë.“, ka shkruar Durmishi në Facebook.

    Dje, Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin për ish-ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

    Sipas vendimit, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim vendimi hyn në fuqi kur të bëhet aktgjykimi i prerë.

    Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

    Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark