×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy aeroplanë u përplasën në pistën e aeroportit – publikohen pamjet e para të dëmeve në Boston

    Insajderi
    08 February 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy aeroplanë JetBlue janë përplasur në pistën e aeroportit Logan në Boston.

    Siç raporton Daily Mail, aeroplanët janë përplasur në pistë ndërsa brenda kishte pasagjerë.

    Pamjet tregojnë se janë dëmtuar krahët e njërit aeroplan, raporton dailymail.

    “Krahu i majtë i JetBlue Flight 777 goditi stabilizuesin e djathtë të JetBlue Flight 551 rreth orës 6:40 të mëngjesit me orën lokale”, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit.

    Ngjarja ka ndodhur pasi aeroplanët janë larguar nga porta dhe po përgatiteshin për fluturim.

    Ndryshe, aeroplanët u përplasën kur njëri ishte rrugës për në Las Vegas ndërsa tjetri po shkonte drejt Orlandos. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark