×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dy raste të dhunimit gjatë ditës së djeshme, Skenderaj e Prishtinë

    Insajderi
    09 November 2022 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të dhunimit, një në Skenderaj dhe një në Prishtinë

    Rasti i dhunimit në Skenderaj është raportuar në Polici dje.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se rasti dyshohet se ka ndodhur më 4 nëntor, më 6 nëntor është raportuar në Polici ndërsa më 7 nëntor është dërguar viktima femër për ekzaminim mjekësor.

    “Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    Një rast tjetër i dhunimit ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim për rastin e dhunimit në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark