×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshime për dallavere në konkursin për pediatër në QKUK – ku u punësua bashkëshortja e anëtarit të LVV

    Insajderi
    21 December 2022 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 26 shtator, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për tre mjekë, specialistë të pediatrisë. Vetëm sot janë kuptuar rezultatet. Listës i prinë Alma Kelmendi bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Baton Kelmendi. Por, para rezultatit përfundimtar ishin shpërfaqur disa “konfuzitet” për tri pyetje, e për të cilat ishte anuluar pjesërisht testi.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se në testin me shkrim i cili ishte anuluar Alma Kelmendi, kishte dalë e dyta me pikë me 63 pikë, ndërsa kandidatja me shifrën 1173 kishte marrë plotë 69 pikë.

    Me ripërsëritje të testit me shkrim, situata ndryshojë në favor të bashkëshortes së Kelmendit të VV-së.

    Alma Kelmendi u rendit e para me 84.46 pikë gjithsej. 57.16 pikë në test me shkrim dhe 27.30 të intervistës me gojë.

    Ndërsa, kandidati/ja me shifrën 1173, që kishte dal e para me 69 në testin e parë me shkrim, herë e dytë u rendit e fundit, duke i diskulifikuar nga pozita e pediatrit specialist.

    Ka arritur të marrë vetëm 45.49 pikë tek testi me shkrim ndërsa në total 75.29 pikë.

    Për anulimin e pjesshëm të testit kandidatët e Klinikës së Pediatrisë ishin njoftuar nga zyrtar të personelit të QKUK-së.

    “Të nderuar kandidatë që keni aplikuar për mjekë specialist të Pediatrisë sipas konkursit publik të datës 26.09.2022 dhe juve komision përzgjedhës. Ju njoftojmë që Komisioni përzgjedhës i caktuar ka kërkuar që për shkak të tri pyetjeve që kanë krijuar konfuzitet te kandidatëve për specialist të pediatrisë dhe pakënaqësisë së kandidatëve rreth këtij testi, kërkon që të anulohet pjesërisht publikimi i testit me shkrim për pozitën e mjekëve specialisitë të pediatrisë dhe sa më parë të jetë e mundur do të ju njoftojmë për mbajtjen e testit të radhës për ju…”, thuhej në njoftimin i cili iu kishte përcjell kandidatëve.

    Kandidatët e pakënaqur me rezultatin do të ushtrojnë të drejtën e tyre për ankesë.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    Ndërkohë, kujtojmë se anëtari i LVV-së, Baton Kelmendi në të kaluarën ka qenë një nga kritikët ndaj menaxhimit të SHSKUK-së dhe ndikimeve politike.

    Në një konferencë të mbajtur në cilësinë e anëtarit të Komitetit të LVV-së në gusht të vitit 2019, Kelmendi kishte deklaruar se SHSKUK është shndërruar në zyre të PDK-së.

    “Drejtoria dhe bordi ka bërë partizim brutal në SHSKUK. Ky fenomen ka mbërritur kulmin aktualisht. Një ndër arsyet e dështimeve të shumta është mungesa e plotë e kritereve profesionale dhe etike të këtyre personazheve. Ndërtesa e administratës së SHSKUK më shumë i përngjan zyrës lokale të PDK-së për lagjen e spitalit se sa një institucioni përgjegjës për të vetmen Qendër Klinike Universitare në vend, dhe të gjitha spitaleve rajonale të Kosovës”, deklaronte në të kaluarën Kelmendi.

    Ndryshe siç raporton Gazeta Shneta. Kelmendi është parë në një ndejë bashkë me Ushtrues e detyrës së drejtoreshë së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, vetëm disa ditë pasi kjo e fundit e mori detyrën.

    Kelmendi është anëtarësuar në LVV në shtator të vitit 2018. Anëtarësimin e tij e kishte bërë publike kryetari i partisë dhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark