×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshimet për kurdisje të konkursit – Islamic Relief Kosova shkëput marrëveshjen për projektin shëndetësor me Komunën e Ferizajt

    Insajderi
    21 July 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Islamic Relief Kosova ka shkëputur marrëveshjen me Komunën e Ferizajt për bashkëfinancim në fushën e shëndetësisë. Ky vendim vjen pas dështimeve në konkursin për përzgjedhje të stafit. Gazeta Insajderi kishte raportuar për dyshime në kurdisje të konkursit të Islamic Relief Kosova për infermierë në QKMF-në e Ferizajt.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova, kishte hapur konkurs në mars të këtij viti për 35 pozita për infermierë të përgjithshëm, pesë pozita për mjekë të përgjithshëm dhe një për asistente administrative. Por, konkursi u përcoll me parregullsi.

    15 kandidatë, në këtë konkurs kishin shprehur dyshimet e tyre lidhur me kandidatët e përzgjedhur.

    Gazeta Insajderi ka raportuar për ankesat e disa e tyre.

    Gazeta Insajderi ka marrë vesh se pas kësaj është shkëputur marrëveshja në mes të Komunës së Ferizajt dhe Islamic Relief.

    Në e-mailin që ka dërguar kjo organizatë njoftohet për shkëputje kontrate, teksa nuk jepen arsye.

    Ju njoftojmë se pas përfundimit t gjitha fazave të rekrutimit dhe përzgjedhjes se stafit shëndetësor për projektin e shëndetësisë, së fundi për arsye të ndryshme rezultojmë me shkëputje të marrëveshjes me Komunën e Ferizajt“, thuhet aty.

    Gazeta Insajderi ka provuar që të marrë përgjigje nga kjo organizatë por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark