×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohen për korrupsion, Mujka dhe Muzliukaj do të mbrohen në liri

    Insajderi
    15 July 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që dy të dyshuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj do të mbrohen në liri.

    Vendimi është marrë sot pasi një ditë më parë Mujka dhe Muzliukaj u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    “Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve F.M dhe H.M e ka refuzuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark