×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dyshohen si spiuna rusë, arrestohen dy persona

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimet e sigurimit shtetëror të Sllovenisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.

    Sipas raportit, të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi të një vendi të Amerikës Latine, operonin duke përdorur karta të rreme ID nga një zyrë e marrë me qira në lagjen Bezigrad të Lubjanës.

    Dy të dyshuarit akuzohen për spiunazh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 8 vjet burgim, thuhet në raportin e publikuar.

    Ndërkohë, shërbimi i inteligjencës sllovene nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin kur u kontaktua nga Reuters.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark