×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një trup i pa jetë i shtrirë në dysheme”, dyshohet se një 60-vjeçar ka bërë vetëvrasje në Prizren

    Insajderi
    11 January 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshohet se një 60 vjeçar ka kryer vetëvrasje në fshatin Manasitric të Prizrenit.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, Policia në vendngjarje ka hasur në një trup të pa jetë të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur lart.

    Bytyqi tha se është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.

    Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast tē dyshuar për vetvrasje. Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitric, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç ka kryer vetvrasje . Policia në vendngjarje, në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrir në dysheme dhe një kabllo të varur lart. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal nē vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Më urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark