×
  • Showbiz
  • Show

    Dyshohet se Olta bleu ‘like’ për të mposhtur Luizin në sfidën e BBVA, produksioni pezullon vendimin

    Insajderi
    28 January 2023 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Big Brother VIP Albania ka dhënë një tjetër sfidë për banorët e shtëpisë së famshme.

    Mbrëmë kanë realizuar spektaklin ‘Big Brother Talent Show’ ku secili ka realizuar performanca të ndryshe përfshirë këndim, vallëzim apo aktrim.

    Të gjitha performancat janë publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram dhe video që merr më së shumti ‘like’ do të shpallet fituese në spektaklin e së shtunës (28 janar).

    Në minutat e parë të publikimit të videove është vënë re një dallim i madh i ‘like’-ve të perfomancës së Luizit me Tean dhe banorëve të tjerë.

    Këngëtari shkodran i cili përformoi me Tean këngën hit të Ardit Gjebreas “Jetoje dhe jetën time po deshe” mori mijëra pëlqime duke lënë pas dukshëm banorët e tjerë.

    Megjithatë, ishte performanca e aktores Olta Gixhari që ndonëse fillimisht nuk pranoi pëlqime të shumta, numri i tyre u rrit në një kohë rekord duke hedhur kështu dyshime që kishte blerje të ‘like’-ve.

    Kështu janë shprehur edhe ish-banori i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Meridian Ramçaj dhe fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj.

    Meridiani ka bërë disa postimet në llogarinë e tij në Instagram ku hedh dyshime për duke shkruar: Olta po blen like”.

    Në anë tjetër Veseli ka krahasuar numrin e klikimeve dhe pëlqimeve mes videos së Luizit dhe asaj të Oltës.

    Derisa ajo e Luizit ka mbi 900 mijë klikime dhe mbi 140 mijë pëlqime, ajo e Oltës ka shënuar mbi 192 mijë klikime me 140 mijë pëlqime.

    Të revoltuar janë shprehur edhe shumë fansa në hapësirën e komenteve sipër videos së Oltës.

    Pas kësaj Big Brother Albania VIP 2 ka dalë me një vendim zyrtar duke thënë se këtë vendim do ia lërë banorëve për ta zgjedhur të preferuarin.

    Njoftim zyrtar! Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për përformancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin përformancën e tyre të preferuar”, kanë shkruar ata në këtë votim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark