×
  • Sport
  • Sport

    E dashura e Pique sulmon Shakirën, por më pas pendohet. Çfarë thoshte mesazhi që e fshiu shpejt

    Insajderi
    13 January 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shakira ka bërë bujë me këngën e saj të re të titulluar ‘Music Sessions #53’. Në çdo varg, ylli i pop-it akuzonte rëndë ish-partnerin e saj Gerard Piqué, fajtor se e kishte tradhtuar me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti.

    Këngëtarja kolumbiane nuk hezitoi ta quante veten një Ferrari, një Rolex, e zëvendësuar me një Twingo dhe një Casio (duke iu referuar në vend të kësaj ish-kamerieres 23-vjeçare). Nëse ish-futbollisti preferoi rrugën e heshtjes (të paktën për momentin), reagimi i Clara nuk vonoi…

    Pak orë pas publikimit të këngës, e cila u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, Clara Chia Marti ndau në llogaritë e saj “emoji” e një buzëqeshjeje. Vajza e re, me shumë mundësi e sigurt për dashurinë që Piqué ndjen ndaj saj, thjesht la të kuptohej se nuk e vriste mendjen nga ky gjest i Shakirës dhe asgjë më shumë.

    Pavarësisht gjithçkaje, ajo më pas zgjodhi ta hiqte këtë mesazh. Ndërkohë, kënga mori vlerësimin e Wanda Narës, e cila rishpërndau një varg të destinuar për t’u bërë himn i ri femëror: “Gratë nuk qajnë, ato faturojnë”.

    Edhe Gerard Piqué ka thyer heshtjen e tij, pas bujës që shkaktoi kënga e re e ish-të dashurës së tij Shakira. Në çdo varg të “Music Sessions #53”, ylli i pop-it akuzon rëndë ish-futbollistin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, me të cilën dyshohet se e tradhtoi në vitin e fundit të historisë së tyre të gjatë të dashurisë, e cila zgjati 12 vite.

    Këngëtarja kolumbiane nuk nguroi ta përkufizonte veten si një person më i mirë, si një Ferrari, një Rolex, e zëvendësuar nag ish-futbollisti katalanas me një Twingo dhe Casio (duke iu referuar në vend të kësaj ish-kamerieres 23-vjeçare, e dashura e re e Pique).

    Pasi kënga u bë “virale” në rrjetet sociale, Pique shkroi një mesazh në Twitter, me një përgjigje të nënkuptuar ndaj Shakirës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka bërë të ditur se nesër do të zhvillohet një ndeshje për “Kings League”, ligën e futbollit me 7 lojtarë, që ka nisur së fundmi dhe shtoi:

    “Jeta është një gjë e mrekullueshme”. Mesazhi kompletohet me “emoji” e një kllouni. Një “emoji” që me shumë gjasa i referohet Shakirës, ​​me të cilën ai nuk mbajti marrëdhënie të mira pas ndarjes, pavarësisht se kanë dy fëmijë të përbashkët, Milanin dhe Sashën, të cilët tani janë respektivisht nëntë dhe gjashtë vjeç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark