×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E FUNDIT/ Afër marrëveshjes, Ukraina ndryshon pozicionet e luftës

    Insajderi
    16 March 2022 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kundërsulmi i nisur nga Ukraina ndaj forcave Ruse si duket po ndryshon pozicionet e luftës, në një kohë që palët thonë se janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

    Mykhailo Podoliak , këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kundërsulmi i Ukrainës ndaj Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”.

    Forcat ajrore të Ukrainës thonë se kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Këto janë pretendimet e palës ukrainase.

    Podolyak është një nga negociatorët në bisedimet e paqes që po zhvillohen me Rusinë. Ai thotë se ka “kontradikta” gjatë bisedimeve, por “sigurisht ka edhe hapësirë ​​për kompromis”./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark