Një grua amerikane, ka “zbuluar” diçka të çuditshme teksa po kontrollonte krahun e saj të djathtë. Ajo vërejti një pikël, që duket se, nuk ishte e vetmja që e kishte atë.
Duke shkruar për WTF, Elizabeth tha se duket se të gjitha gratë e kanë këtë pikël saktësisht të njëjtë. Pasi e publikoi këtë në profilin e saj në Twitter, edhe gratë e tjera të internetit filluan ta kuptojnë se e kanë këtë pikël të njëjtë.
“Nuk jam e sigurt çfarë po ndodh, por duket se gratë e internetit kanë zbuluar se që të gjitha kanë të njëjtën pikël, në vendin e njëjtë!”, shkroi ajo.
Gratë nga e gjithë bota filluan të shpërndajnë fotografi me pamje të piklës, e cila ndodhet në mes të dorës ose krahut. Të gjithë menduan se ishte thjeshtë një shaka e internetit, derisa filluan t’i kontrollojnë duart e tyre.