×
  • Lajme
  • Lajme

    “E grushtoi mbi vetull dhe ia dëmtoi syzet”- Si e kishte ‘boksuar’ Hajdar Beqa ministrin Murati

    Insajderi
    31 October 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, për përleshjen që ndodhi më 13 korrik në Kuvendin e Kosovës.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Hajdar Beqa, deputet i PDK-së ka përdorur forcë fizike ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

    Sipas aktakuzës që e ka siguruar Betimi për Drejtësi, derisa i dëmtuari Murati kishte parë se deputeti Lushtaku kishte hedhur ujë në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, i njëjti ishte ngritur në këmbë për të parandaluar ndonjë sulm ndaj Kryeministrit dhe atëherë i pandehuri me dashje e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarin Murati, duke e goditur me grusht në fytyrë mbi vetull, veprime të cilat shihen përmes kamerave të sigurisë në Kuvend.

    Me këtë, Beqa akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, par.1 të Kodit Penal.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Beqa, më 13 korrik 2023, në objektin e Kuvendit gjatë seancës plenare, i revoltuar nga situata e krijuar mes deputetëve të PDK-së dhe disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, me dashje që t’i shkaktojë dëm material të dëmtuarit Hekuran Murati, të njëjtit me forcë nga fytyra ia ka tërhequr syzet e tij, e më pas i hedh në tokë, duke ia dëmtuar ato, duke i shkaktuar dëm material në vlerë të pacaktuar.

    Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321, par.1 të Kodit Penal. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark