“E jap veshkën për Albinin”, “Flej rahat se Albini nuk e nënshkruan Zajednicën”, a po tallen njerëzit me deputetët e VV’së? – Insajderi
×
Insajderi

“E jap veshkën për Albinin”, “Flej rahat se Albini nuk e nënshkruan Zajednicën”, a po tallen njerëzit me deputetët e VV’së?

Insajderi
01 November 2022 - 17:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetet e Vetëvendosje e kanë bërë traditë qe të postojnë rrëfime të qytetarëve që e lavdërojnë liderin e tyre, Albin Kurti.

Nuk kanë ofruar fotografi e fakte që këto rrëfime janë reale, gjë që hedhë dyshime se mund të jenë të krijuara për propagandë partiake.

Por, edhe përmbajtja e tyre është e çuditshme. Nëse bisedat kanë ndodhur përnjëmend, përmbajtja e tyre lë hapësirë për dyshim se qytetarët janë duke u tallur me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Frizerja anti-Zajednicë e deputetës Mullhaxha-Kollçaku

Frizerët rrallëherë kanë bërë të ditura publikisht qëndrimet e tyre për politikën. I vetmi që e ka bërë këtë është frizeri Kaci, i cili kishte kandiduar për deputet nga radhët e AAK’së. Por, Kaci kishte pësuar debakël në zgjedhje.

Megjithatë, deputetja Mullhaxha-Kollçaku solli sot një rrëfim argëtues, në të cilin përfshihet frizerja e saj.

Deputetja e VV-së pretendon se frizerja e saj ka bindje radikale anti-Zajednicë, ndonëse të tilla bindje i kane lënë mbrapa shumica e ministrave të Kurtit.

Por, frizerja e Mullhaxha-Kollçakut nuk ka ndryshuar qëndrimin.

Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

Këto fjalë sipas Kollçakut ia ka thënë asaj një parukiere, e cila shton se përkundër dezinofrmimit që po servohet në studiot televizive, vetëdija qytetare vazhdon të jetë e lartë.

Rrefimi argëtues i Enver Dugollit me qytetarin që e shetë njërën veshkë për Kurtin

Muaj më parë, edhe deputeti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli kishte treguar një rrëfim emocional të një qytetari me anë të së cilit e lavdëronte liderin e tij, Albin Kurti.

Dugolli me një postim në rrjetin social, Facebook, në mënyrë indirekte u kishte bëri thirrje qytetarëve të mos kenë kërkesa ndaj qeverisë. Postimin e kishte titulluar “Njeriu i thjeshtë dhe gjykimi i tij racional”.

Ai shkroi se si një qytetarë ishte shprehur i gatshëm të jap veshkën për Albin Kurtin.

Sipas Dugollit, kërkesa e vetme e 35 vjeçarit ishte që të vazhdonte të qeverisë në këtë mënyrë.

Shkrimi i Dugollit kishte ardhur një ditë pas protestës së punëtorëve të sektorit publik.

Përveç me postime të tilla, Dugolli është i njohur për elozhet që thur ndaj Kurtit.

Albin Kurti është i zhdërvjelltë, O bonduzher”, është vetëm njëra nga deklaratat e deputetit të VV-së, duke lartësuar liderin.


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark