×
  • Sport
  • Botërori 2022

    E kapi macen e hodhi në dysheme gjatë konferencës – Shpërthejnë kritikat ndaj zëdhënësit të Brazilit

    Insajderi
    08 December 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipit brazilian të futbollit dhe yllit të saj, Vinicius iu ndodhi një situatë e papritur gjatë konferencës për media të mbajtur një ditë më parë.

    Vëmendjen në atë konferencë e mori një mace e cila u shfaq papritur teksa futbollisti brazilian po fliste para gazetarëve.

    Zëdhënësi për media i Brazilit që ishte gjithashtu i pranishëm në atë konferencë e largoi macen duke e hedhur në dysheme.

    Për këtë arsye ai është në kritika për abuzim me një mace, njoftojnë mediat e huaja.

    E gjithë situata u përcoll me të qeshura nga të pranishmit, por edhe nga futbollisti Vinicius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark