×
Insajderi

PK: Rasti i 65 vjeçarit të vdekur në Mitrovicë cilësohet si vrasje

Insajderi
10 January 2023 - 19:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Insajderi gjatë ditës ka raportuar për vdekjen e dyshimtë të kryetari të shoqatës së shurdhmemecëve në Mitrovicë Nysret Gubetini.

Policia e Kosovës, ka dalë me njoftim zyrtar ku thuhet se rasti tashmë po cilësohet si vrasje.

“Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.

Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark