×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E konsultova për pisha të oborrit”, Jahja Kokaj sqaron takimin me të aderuarin në AAK

    Insajderi
    22 March 2024 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj u pa sot së bashku me Artan Nimani, ish-anëtar i PDK-ë, që së fundmi u bë pjesë e grupit të intelektualeve që ka bërë koalicion me AAK-në.

    Në fotot që ka siguruar Gazeta Insajderi, Nimani i aderuari në AAK dhe Kokaj nga VV shiheshin të afërt me njëri tjetrin.

    Por, ky takim sipas deputetit të VV-së nuk kishte të bënte me çështje politike.

    Kokaj në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se me Nimanin është konsultuar për disa punime në oborrin e tij.

    Kisha nevojë për një numër të konsiderueshme të pishave për oborrin tim në Gjakovë. Natyrisht njeriu pyet miqtë që kanë ide dhe lidhje për t’i gjetur sa më cilësore dhe sa më lirë. Për aktivitete politike iu garantoj jam në kuadër të LVV“, tha ai për Insajderin.

    Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, para një muaji në koalicioni i ishte bashkuar edhe Forumi Intelektual E-2030 që udhëhiqet nga Artan Nimani.

    Lajmin e kishte bërë të ditur AAK’ja, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    “AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 dakordohen që të punojnë së bashku për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të jenë të hapura për zgjërim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”, thuhej në njoftim.

    Nimani ka qenë më herët pjesë e PDK’së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark