×
  • Showbiz
  • Show

    Kjo është banorja e Big Brotherit që Luizi e krahason me Kim Jongun

    Insajderi
    03 May 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pyetja e radhës e cila krijoi diskutim mes banorëve, ishte se cilin person nuk pëlqejnë ata.

    Luizi sapo lexoi pyetjen tha se ai nuk e pëlqen fare Tea Trifonin, ish banoren e këtij edicioni, me argumentin se i duket antipatike. Kristi i tha atij që pyetja është më e gjerë se kaq dhe ka të bëjë edhe me personat kudo në botë, duke marrë shembullin e një lideri. Ai tha se nëse do e vinte Tean përballë një lideri botëror, sërish do zgjidhte Tean.

    Luizi: Tea Trifoni.

    Kristi: Jo këtu, në përgjithësi, në botë.

    Luizi: Po në botë o vëlla, lider, çfarëdo të futësh brenda, Tea Trifoni. Mes Kim Jong Un dhe Tea Trifonit… Mes çdo njeriu në botë dhe Tea Trifonit, zgjedh Tea Trifonin.

    Kristi: Po pse mor burrë?

    Luizi: Se është o vëlla, antipatike.

    Efi nga ana tjetër, veçoi Olta Gixharin, ndërsa Deamishel tha se ajo nuk e pëlqen si njeri një vajzë që dikur e patur shumë shoqe, pasi ndryshe hiqej dhe ndryshe ishte.

    Kristi duke folur me batuta, i tha Deas se shoqja e saj është si Luizi. Ky i fundit nuk e mori si batutë komentin e Kristit dhe i tha atij se nuk ka bërë ndonjë gjë, që ta bëjë këtë lloj krahasimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark