×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E kritikoi Kurtin: Avni Zogiani përqesh Çitakun për të folurën e saj

    Insajderi
    02 August 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, e ka përqeshur nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit në një konferencë për media tha se Qeveria nuk u koordinua me “miqtë ndërkombëtarë” për masat e reciprocitetit me Serbinë.

    Zogiani shkroi me cinizëm në Facebook, duke iu referuar Çitakut.

    “Aksioani nuk o koan i koardinuam me miqet toan nderkoambtoar… une e diii se joam koan ambasadoare… Situata drejt pershkallezimit te rrezikshem!”, shkroi ai.

    Nga LVV kanë vërshuar reagime pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumentet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark