×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “E palane, atë këmbë si….”, Yll Dervishi shpërthen me ofendime skandaloze ndaj Edona James

    Insajderi
    28 October 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga rezultatet që u kumtuan nga televotimi i mbajtur, tre banorët më të pëlqyer të publikut në BBV rezultuan: Edona James, Blero dhe Gani Gërmia.

    Por, këto rezultate nxitën banorët për të reaguar. Ndaj Edona Jame së pari ishte Meti Alshiqi që shfaqi inat dhe filloi ta kërcënonte Edona Jamesin pasi kishte dal e preferuara e publikut, shkruan Insajderi.

    “Këto stile që i bën ti, kom me t’i largu prej qejfit. Mbaje në mend çfarë po të them. Unë vij ku të duash. Këta stile që t’u kanë shitur, harroje nuk të shiten më. Shko ku je mësuar, nuk ka sfilata këtu. Hajt se të tregoj”, i tha ai.

    Më pas në dhomën e gjumit ishte Yll Dërvishi që ofendoi Edona Jamesin. Ai përdori shprehja të rënda ndaj saj.

    Publiku Kosovës ka vendosur të preferuar Edona James. E keqe sa dush, e palane sa dush, më fol nuk din, atë këmbë si banaku 48 numër, se din njeri apo shikon mashkull a çka“, tha ai në një bisedë me Meti Alshiqin.

    E gjitha kjo dukej qesharake për Metin i cili filloi të qeshte më zë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark