×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    E pështirë: Gazetari nga Bujanoci, përfitues i fondeve nga Qeveria Kurti, sulmon Valon Sylën me gjuhë të Sheshelit

    Insajderi
    12 April 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga Bujanovci, Nexhat Behluli njëherit përfitues i fondeve nga Qeveria Kurti ka sulmuar në mënyrë të pështirë gazetarin Valon Syla. Ai ka përdorur gjuhën e kriminelit, Sheshel për ta ofenduar e sharë Sylën.

    Ai ka shkruar me një fjalor banal duke thënë se në Serbi gazetarëve si Valon Syla “ua shohim fotografinë në bandera”.

    Në postimin e tij e ka përfshirë edhe Arbana Xharrën, gazetare që ishte përballur gjithashtu me një sulm fizik kohë më parë.

    Reagimi i plotë:

    Nuk ban mi tarashkat se ju vjen era, qelben 🤮

    Gazetar dhe analista në Kosovë që hajnë m**t kundër shtetit, fejës dhe gjithëçkafit sepse ata i dalin Zot shprehjes së lirë por nuk bajnë dertin se lëndojnë dhe ofendojnë ndjenjat e të tjerëve, nuk ban mi tarrashkat se qelben sikur qenefa, madje edhe viktimizohen pastaj ju dalin në përkrahje organizata dhe ambasada të huaja !

    E pikërisht ky medium i cili transmeton në gjuhën shqipe që 20 vjet ka përfituar rreth 50 mijë euro nga Fondet e Qeverisë së Kosovës, të ndara më 23 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

    ● Në Serbi përshembull ktyne që dhihen

    për goje kundër shtetit dhe fejës, nuk i rrehin ama shpesh jua shohim foton nëpër bandera !

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark