×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E pranon Alketa: Nodh që parkojë në vende të gabuara

    Insajderi
    30 September 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka reaguar sërish për videon virale ku shihej duke drejtuar makinën kundërvajtje dhe me telefon në dorë. E pyetur nga një ndjekës nëse ka marrë gjobë për këtë, moderatorja pranon se ndodh që të parkojë ndonjëherë në vende të gabuara.

    “Gjoba nuk marr shpesh, kur ndodh i paguaj rregullisht! Shpejtësinë s’e tejkaloj kurrë se kam frikë kur se kontrolloj mjetin, lidh rripin e sigurimit rregullisht dhe makina që kam tani ulërin po mos ta vë, kështu që jam disiplinuar, celularin e lidh me bluetooth se më shpërqendron).

    “Makinën e kam pak si zyrë, dëgjoj muzikë, shkruaj maile, flas në telefon, ftoj njerëz dhe i qeras me çokollata, tani në dimër mbaj gjithmonë mandarina me shumicë. I vetmi defekt kur kam takime, ndodh që parkoj në vende të gabuara. Nuk orientohem mirë në hapësirë dhe i kap cepat e makinës sikur të jenë biskota të thyera”, shkruan ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark