×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    E quajti të papjekur, Gashi i reagon ashpër Kurtit: Dobët, dobët, dobët – nuk kalon

    Insajderi
    13 February 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi i ka replikuar kryeministrit, Albin Kurti pasi ky i fundit e quajti “të papjekur”.

    Gashi ka thënë se fjala “dobët”, ishte ajo që e shtyri Kurtin të reagojë, raporton Insajderi.

    “Dobët kryeministër, kjo fjalë e preku kryeministrin i cili vazhdimisht lëshon fjalë kur ne flasim në foltore”, tha Gashi.

    Tutje, ai listoi disa nga gjërat që i konsideron të dobëta nga ana udhëheqja e Kurtit si kryeministër.

    Po ashtu, deputeti i LDK-së ia rikujtoi Kurtit kohën kur si opozitar gjuante gaz lotsjellës në Kuvend.

    “Po harron se prej asaj karrige mbrapa meje ke gjuajt me vo, ke gjuajt me gaz lotsjellës. Dobët në përfaqësimin ndaj Serbisë. Dobët në Asociacion. Dobët dobët dobët – nuk kalon”, u shpreh Gashi. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark