×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “I papjekur”, “këto nuk janë rima” – Kurti ironizon me deputetët

    Insajderi
    13 February 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tij, ironizoi me dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Kurti iu drejtua deputetit të AAK-së, Pal Lekajt duke i thënë se po e akuzon që po flet me rima. Kurti i tha se çka nuk e konsideron rimë.

    “Ju më akuzuat se po flas me rima “nga poshtë – lartë” por “nga poshtë-lartë” nuk ka rimë Pal”, u shpreh Kurti, përcjell Insajderi.

    Po ashtu, Kurti kritikoi deputetin e LDK-së, Arben Gashi pasi ky i fundit ia ndërprente fjalën.

    Për Kurtin, deputeti Gashi është “i papjekur”.

    “Deputeti Gashi vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më ndërpreni”, tha Kurti duke iu arsyetuar qytetarëve se po i vonohen fjalimet pikërisht për shkak të këtij deputeti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark