×
  • Showbiz
  • Show

    E rrahën në një sallon bukurie, vjen reagimi i parë i Sin Boy

    Insajderi
    31 March 2024 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur shqiptar Sin Boy, ka përfunduar në spital pasi u rrah nga disa persona të maskuar në një sallon bukurie, disa ditë më parë.
    Ai kishte hyrë live në TikTok ndërkohë që po lyente flokët.

    Në këto momente hyjnë dy persona të panjohur ku e sulmojnë dhe e bëjnë për spital.
    Në fillim u përfol se gjithçka ishte e stisur dhe se reperi e kishte përgatitur vetë këtë skenë, por motra e tij ka reaguar pas sulmit, ku u shpreh se reperi ndodhe ende në spital pasi ka marrë plagë në kokë.

    “Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha jashtë. Papritur, dëgjuam zhurma, si gjërat që bien. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra të maskuar. Ata shkuan drejt e drejt tij dhe e goditën. Ai u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai u ngrit i trullosur por vajzat e detyruan të ulej.

    I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një̈ farmaci. Ata vrapuan, dolën dhe filluan të vrapojnë. Vëllai im hyn gjithmonë live TikTok. Nëse shikoni videon, do e kuptoni që s’është false. “, tha ajo.
    Ditën e sotme Sin Boy ka publikuar një foto në Instagram duke marrë serum, ku vërteton fjalët e motrës së tij.

    “Sapo dola nga ICU pas sulmit. Gjithçka shkoi mirë, faleminderit për urimet tuaja”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark