×
  • Showbiz
  • Show

    U sulmua brutalisht nga dy persona teksa ishte në ‘TikTok’, kjo është gjendja shëndetësore e Sin Boy

    Insajderi
    31 March 2024 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur, Sin Boy, është sulmuar brutalisht nga dy persona të maskuar brenda një sallon ondulimi.

    Incidenti ndodhi teksa artisti ishte duke bërë një transmetim live në TikTok për ndjekësit e tij.

    Videoja e ka kapur momentin tronditës kur Sin Boy, i cili në atë moment po lyente flokët, u sulmua papritur dhe u godit me dhunë nga dy individë.

    Motra e Sin Boyt ka dhënë një intervistë për revistën “Hello”, ku ka zbuluar detajet e gjendjes së tij shëndetësore pas sulmit.

    “Vëllai ka dhimbje koke dhe është i trullosur, ndërsa nëna jonë po qëndron në spital me të. Shkuam direkt në spital sepse kisha dyshime për hematomë,” ka rrëfyer ajo.

    “Ai ishte live në TikTok, unë isha jashtë. Dëgjuam zhurmë dhe raundi i sendeve që binin dhe një prej shoqeve të mia bërtiti ‘po e rrahin’. Kur shkova brenda, pashë dy burra me maska që iu sulën vëllait dhe filluan ta godasin me grusht. Pasi e rrëzuan, vazhduan ta rrahin me shkelma. Sin Boy u ngrit i trullosur dhe vajzat në sallon bënë ç’të mundën për ta qetësuar. I sollëm ujë dhe e dërguam menjëherë në një farmaci për ndihmë. Ndërkohë, sulmuesit u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes.” /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark