×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E tejkaloi shpejtësinë e lejuar, një personi në Obiliq i merret patent shoferi për tre muaj

    Insajderi
    26 August 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Llapi”, në qytetin e Obiliqit ka ndaluar një person i cili ka kaluar shpejtësinë e lejuar (60) km/h duke vozitur me shpejtësi (181) km/h.

    Të njëjtin i është shqiptuar gjoba prej 300 euro dhe i është marrë patetntë shoferi për tre muaj.

    “Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

    Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, gjatë një pike kontrolli të automjeteve në rrugën “Llapi” në qytetin e Obiliqit, është ndaluar një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë (60) km/h duke vozitur me shpejtësi (181) km/h.

    Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

    Policia e Kosovës me njësitetet e saja do të vazhdojë angazhimet për siguri në trafik dhe parandalim të aksidenteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark