×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E turpshme që policët më të mirë që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen për faqe të zezë”

    Insajderi
    21 September 2021 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi ka komentuar fotografinë ku shihet ushqimi i pjestarëve të Policisë në veri të Kosovës, duke e cilësuar si të turpshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Latifi është shprehur se menuja e pjestarëve të policëve më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri është e ngjashme me atë të ushtarëve të UÇK-së, gjatë luftës së vitit 1998-1999.

    Postimi i plotë:

    “Bukë, argetë dhe një jogurt”, kjo qenka menuja ushqimore për pjesëtarët e Njësisë Speciale në veri. Nuk po dallojka shumë nga ajo e kohës së luftës. Më kujtohet se si në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK-së në Kukës, në mëngjes dhe në darkë, na jepnin nga një qepë, një gjysmë buke dhe një gotë me çaj. Aty ishte një gjerman shtatlartë, i cili protestonte në gjermanisht ndaj asaj diete tmerrësisht të varfër. Atëherë ishte kohë lufte dhe justifikohej ushqimi i keq, por sot është e turpshme që policët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen për faqe të zezë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark