×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E uroi të eliminohet që javën e parë nga “Dancing with the Stars”, Ronaldo Sharka i jep përgjigjen epike Deas (Foto)

    Insajderi
    26 September 2023 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     

    Moderatori i njohur Ronaldo Sharka është një ndër konkurentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili pritet të startojë së shpejti.

    Shumë nga miqtë, familjarët dhe fansat e tij e kanë mbështetur ish-banorin e “BBV” në eksperiencë e tij më të re, ndërsa ndryshe nga ata, Dea Michele i ka bërë një urimin të papritur moderatorit.

    Teksa ka postuar në InstaStory videon e tij prezantuese, ajo e ka uruar Ronaldon që të eliminohet që javën e parë.

    “Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë!”- ka shkruar Dea.

    Nga ana tjetër, nuk ka kaluar shumë kohë dhe moderatori ka reaguar menjëherë duke ripostuar foton në llogarinë e tij të Instagram, ai është shprehur që do ta fitojë çmimin e parë vetëm për inatin e Deas.

    “Veç për inatin tënd do e fitoj”, është shprehur Ronaldo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark