×
  • Lajme
  • Lajme

    E vranë me 14 plumba në mes të lokalit, Gjykata kthen rastin në rigjykim- Shumë janë 66 vite burgim

    Insajderi
    06 April 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjilan më 13 nëntor 2023 i kishte dënuar me 66 vite burgim (së bashku) Lirim Jakupin, Afrim Ismajloviqin dhe Faton Osmanin, të akuzuar për vrasjen e B.V me 14 plumba.

    Në vendimin e siguruar “Betimi për Drejtësi”, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim çështjen penale.

    Në vendim thuhet se janë aprovuar ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, andaj çështja është kthyer rigjykim.

    Sipas aktgjykimit, Lirim Jakupi ishte dënuar me dënim unik prej 27 vjet burgim, Ismajloviq me dënim unik prej 24 vjet burgim, kurse Osmani me 15 vjet burgim.

    Ndërkaq vrasja kishte ndodhur në kafenenë “Premium”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark