×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E vrara në Pejë punonte si asistente stomatologjike, reagon Drejtoria e Shëndetësisë

    Insajderi
    16 April 2024 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjyljeta Ukella është gruaja që sot mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë. E ndjera punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

    Për vdekjen e saj ka reaguar Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, shkruan Insajderi.

    Ajo në reagimin e tyre është cilësuar si një grua e urtë, që është karakterizuar nga personaliteti.

    Të njëjtit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e saj.

    “Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!”, thuhet në reagim e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark