×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e gruas nga burri në Pejë – Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    16 April 2024 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pejës. Një grua u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

    Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

    Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

    Ai konfirmoi se viktima është vrarë më armë zjarri dhe që i dyshuari është arrestuar.

    “Unë isha në vend të ngjarjes aty është edhe prokurori kujdestar dhe zëvendësi edhe vetëm e kemi informatën se burri se ka vra gruan. Burri është arrestuar dhe revolja me të cilën është kryer vepra penale është sekuestruar. Për informata tjera do t’ju mbajë të informuar me kohë”, tha kryeprokurori.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    Theksojmë se një rast po kaq tronditës ndodhi të premten në qytetin e Ferizaj. Një grua u vra nga ish-bashkëshorti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark