×
  • Sport
  • Sport

    E zbuloi trajneri i njohur kosovar: Armend Thaqi pritet të ftohet nga Kombëtarja shqiptare!

    Insajderi
    11 September 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka mbyllur me sukses dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2024, duke marrë 4 pikë. Një barazim në Pragë dhe fitorja në Tiranë ndaj Polonisë, i kanë ngjitur kuqezinjtë në vendin e parë në klasifikim.

    Sakaq, për kuqezinjtë debutuan edhe dy lojtarë të rinj. Mirlind Daku dhe Arbnor Muja morën minuta në të dyja ndeshjet, aty ku Daku arriti edhe të shënonte ndaj Polonisë golin e dytë të ndeshjes.

    Sakaq, në tetor pritet që edhe Armend Thaqi të jetë pjesë e Shqipërisë. Mbrojtësi 30-vjeçar do të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi dhe diçka të tillë e ka njoftuar trajneri nga Kosova, Bylbyl Sokoli i cili u shpreh se Thaqi është pranë kalimit te Shqipëria. Thaqi mbush 31-vjeç në tetor dhe me Ballkanin ka qenë ndër më të spikaturit, teksa luan si mbrojtës i djathtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark