×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Hahn reagon ashpër: Kosova ta tërheq vendimin për taksën

    Insajderi
    21 November 2018 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Johannes Hahn, Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s.

    Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë në regjion.

    “Ky akt – që po ashtu dëmton konsumatorët dhe bizneset kosovare – duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe për këtë ka përgjegjësi të veçantë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.

    Sot qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia, prej 10 për qind në 100 për qind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark