×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe një deputete e pushtetit i del kundër Kurtit e Muratit: Pagat e shtatorit duhet të dalin

    Insajderi
    03 October 2022 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci ka dalur me një qëndrim kundër vendimit të Qeverisë Kurti për t’I mos ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për muajin shtator.

    “Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por,  nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

    Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe deputeti I VV, Fatmir Humolli I cili tha se Hekuran Murati duhet të shkarkohet.

    “Murati është personi që ka shkaktuar skandale më së shumti dhe konflikte në grupe shoqërore. Ai duhet të jepë dorëheqje nëse vazhdon me këtë logjik kjo është në kundërshtim më misionin që ka marrur LVV që më kthy besimin e qytetarëve”, tha Humolli për Insajderin.

    Postimi i plotë

    Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë ti japim të mbarën dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona.

    Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por,  nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

    Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark