×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka shkaktuar shumë skandale”, deputeti LVV-së kërkon dorëheqjen e Muratit

    Insajderi
    03 October 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli sërish ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me veprimet e Qeverisë që udhëhiqet po nga kjo parti. Në një pronencim për Gazetën Insajderi ai tha së Ministri i Financave, Hekuran Murati duhet të jep dorëheqje sepse ka krijuar skandale dhe konflikte.

    Humolli pohoi se nësë Murati vazhdon në këtë formë duke shkaktuar konflikte kjo është në kundërshtim më misionin e LVV-së.

    “Murati është personi që ka shkaktuar skandale më së shumti dhe konflikte në grupe shoqërore. Ai duhet të jepë dorëheqje nëse vazhdon me këtë logjik kjo është në kundërshtim më misionin që ka marrur LVV që më kthy besimin e qytetarëve”, tha Humolli për Insajderin.

    Deputeti LVV-së kishte mbështetur që nga fillimi kërkesat e grevistëve, ndërsa e sheh si të padrejtë që Qeveria të mos ekzekutojë pagat për ta.

    “Nëse merret një vendim i tillë është i padrejtë dhe një shtesë se pse duhet vazhduar grevën grevistët, kjo do të thotë që Qeveria është e ineresuar të këtë grevë vazhdimisht dhe gjendje jo stabile ligjërisht deri me 5 tetor ka kohë”, përfundoi ai.

    Sot zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se nuk do të ekzekutohen pagat e muajit shtator për grevistët.

    “Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” , tha Kryeziu.

    Po ashtu edhe Kusari Lila, tha se ministria është në pritje të azhurnimit të listave të punonjësve që nuk kanë qenë në vendin e punës gjatë këtyre ditëve.

    “Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore në këtë rast që të bëjnë azhurnimin e listës”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark