×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Edhe një herë Qazim Beka: Këngën “Mora fjalë” i pari e këndova unë, jo Shkurte Fejza

    Insajderi
    04 March 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, “Mora fjalë”, është kënga që ndëgjohet më së shumti nga shqiptarët.

    Kjo këngë që i dedikohet heroit Adem Jashari, ku teksti, melodia dhe interpretimi ngjallin gjithmonë emocione dhe dashuri të madhe ndaj vendit dhe luftës çlirimtare në prag të Epopesë ngrit edhe debat se kush e këndoi i pari.

    Kjo këngë këndohet nga Shkurte Fejza dhe shqiptarët të gjithë e njohin atë si këngëtarja e parë që e ka kënduar.

    Por edhe në këtë prag të “Epopesë së UÇK-së këngëtari nga Drenica, Qazim Beka thotë se ai është këngëtari i parë që e ka kënduar.

    Ai për këtë si dëshmi ka publikuar edhe një video ku thotë se e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, ku kënga atë kohë mbante titullun “Çou Adem”, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Edhe pse kjo video ishte ma disa pengesa une dua ta postoj me te vetmin qellim qe te ja u kujtoj audiences se gjer se kjo kenge eshte kenduar dhe eshte promovuar per her te par kuptohet nga une poe ceki kete qe leta kuptojn se kenga mora fjalê eshte e imja dhe jo e shkurtes qysh mendojn disa, pra me 5 mars 2001 ne pervjetorin e lavdishen te epopes dhe sakrifices se jasharajve ne krye me komandantin legjendar Adem Jasharin!..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark