×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas tërmetit, edhe Qeveria e Kosovës shprehet e gatshme për të ndihmuar Turqinë

    Insajderi
    06 February 2023 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi tha se qëndron në gatishmëri të plotë për mbështetje dhe solidaritet me Turqinë pas tërmetit tragjik që la qindra viktima.

    Qeveria tha të hënën se Ambasada e Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informata nga autoritetet turke nëse në qytetet e goditura ka shtetas të Kosovës, për t’iu ofruar ndihmën e nevojshme.

    Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi. Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark