×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edi Rama u reagon Kombeve të Bashkuara: S’është marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, po Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    21 March 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombet e Bashkuara janë deklaruar rreth marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar si akord i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Kryeministri Edi Rama ka reaguar i shqetësuar pas kësaj.

    Ai ka pyetur nëse kjo është një lapsuz apo gabim serioz, ndërsa ka thënë se do të ishte e prapranueshme nëse Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara do ta përdorte këtë emërtim qëllimisht.

    Në fund fare ai kërkoi edhe sqarime lidhur me këtë “huqje” të Kombeve të Bashkuara.

    “Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama në Tweet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark