×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri deklarohet pas takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel: Deklarata e Borrell ishte e padrejtë

    Insajderi
    18 August 2022 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri është deklaruar pas takimit në Bruksel të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Insajderi.

    Tahiri konsideron se deklarata e shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel ishte e padrejtë – duke theksuar se ndërmjetësi i dialogut duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

    Sipas ish- kryenegociatores, Borrel është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje me targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje.

    Reagimi i plotë:

    Deklarata e përfaqësuesit të BE-së Joseph Borrell sot pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë. Borrell është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm” – shkroi ajo.

    =

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark