×
  • Showbiz
  • Show

    Egla Ceno për largimin e Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeon: “U tregua e dobët”

    Insajderi
    29 October 2024 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egla Ceno e ka parë si lëvizje te gabuar largimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi nga Shqipëria. Fituesja e Big Brother Vip3 u pyet gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

    “U tregua e dobët”, është shprehur Egla teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy. Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë. Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

    “Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

    “As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla.

    Ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. /Bordo.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark