×
  • Sport
  • Insajderi / Ballina 5

    Egoizmi i sëmurë i Agim Ademit, e nominoi veten e pastaj u inatos pse Muriqi e fitoi Çmimin Special

    Insajderi
    26 February 2023 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më sa duket egoizmi i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka arritur shkallën më të lartë, pasi ai plasi nga inati pse sulmuesi i Kombëtares Vedat Muriqi e fitoi para tij Çmimin Special 2022.

    Ademi e kishte nominuar veten për këtë çmim dhe u tërbua nga inati pse Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ia ndau atij por yllit të Mallorcas Vedat Muriqi me Çmimin Special gjatë ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit 2022 të dielën në Prishtinë.

    61-vjeçari e kishte nominuar veten në KOK me një email të dërguar përmes federatës.

    Por Komisioni Vlerësues i KOK-ut vendosi të mos ia japë këtë çmim Ademit duke marrë parasysh skandalet e tij gjatë vitit 2022 dhe dështimin për ta licencuar FFK-në, mëson Gazeta Nacionale nga burime brenda komitetit.

    Çmimi Special i KOK-ut jepet për personin i cili ka pasur të arritura të veçanta gjatë një viti kalendarik.

    Ademi e kishte parë veten të përshtatshëm për këtë shpërblim, pavarësisht se gjatë vitit 2022 ai ishte arrestuar për sulm ndaj një zyrtari të FFK-së, ndiqej dhe vijon të ndiqet penalisht dhe si pasojë e paaftësive të tij për ta licencuar federatën, klubet e futbollit po vuajnë financiarisht nga pamundësia për të përfituar nga ligji për sponsorizim.

    Me gjithë këtu të meta, Ademi e kishte parë veten të denjë për këtë çmim para Muriqit.

    Por jo edhe komisioni i KOK-ut, i cili vendosi që këtë çmim t’ia japë Muriqit, sulmuesit prizrenas që e ringjalli karrierën e vet me klube dhe ishte lojtari më i mirë dhe më vendimtar i Kombëtares së Kosovës gjatë vitit 2022.

    Nacionale mëson se KOK-u e kishte ftuar Ademin ta pranonte trofeun e Muriqit në skenë, në mungesë të lojtarit i cili është i zënë me klubin e vet në La Liga, por ai nuk kishte pranuar.

    Ademi ishte njoftuar paraprakisht se Çmimi Special do t’i jepej Muriqit dhe jo atij, por ai kishte vendosur të merrte pjesë në ceremoni patjetër për t’ia bërë me dije organizatorit se i kishte mbetur hatri pse ishte anashkaluar.

    Shefi i shtëpisë së futbollit i kërkoi Taulant Hodajt, ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, ta pranonte trofeun e Muriqit, pasi vetë nuk deshi, në shenjë inati dhe xhelozie.

    Përveç Muriqit, Komiteti Olimpik e shpërbleu edhe Kombëtaren e Kosovës në futboll, duke e zgjedhur si kombëtaren më të mirë, burrat, për vitin 2022.

    Ajo çfarë ndodhi të dielën mbrëma në atë ceremoni i ka acaruar marrëdhëniet mes federatës së futbollit dhe KOK-ut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark