×
  • Showbiz
  • Show

    Einxhel uron djalin e saj për Pavarësinë e Kosovës: Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar identitetin tënd

    Insajderi
    17 February 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja e nga Shqipëria, Einxhel Shkira u bë edhe më e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

    Përveç që u kthye në një prej banoreve më të diskutuara, Einxhel në shtëpinë e famshme gjeti edhe dashurinë e jetës.

    Ajo dhe ish-banori nga Kosova, DJ Dagz krijuan një romancë brenda BBVA dhe kjo histori vazhdojë edhe jashtë saj.

    Dyshja tashmë prej kohësh janë bërë edhe prindër të një djali dhe pikërisht përmes tij, Einxhel ka vendosur të uroj 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një mënyrë mjaft të veçantë.

    “Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave dhe identitetin tënd”, ka shkruar Einxhel sipër një foto ku shihet vetëm dora e djalit të çiftit pasi imazhin e tij ende nuk e kanë bërë publik.

    Në anën tjetër edhe DJ Dagz përmes një videoje të një ushtari të Kosovës duke kënduar ka uruar Pavarësinë.

    “Të këndoftë zemra o trim, urime Pavarësia e Kosovës gjithë shqiptarëve anë e mbanë”, ka shkruar DJ Dagz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark