×
Hulumtime/Analiza

Ekskluzive: Drejtori i Urbanizmit në Deçan, jashtëligjshëm i lëshoi leje ndërtimi një objekti të projektësuar nga kompania e djemve të tij, prokuroria ngrit aktakuzë

Insajderi
20 July 2022 - 11:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.H ., H.T dhe J.H., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi ka mësuar se zyrtarët që u akuzuan nga prokuroria janë Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ramë Melaj, drejtori i Inspektoratit, Halil Tolaj si dhe shefi i sektorit për inspektim, Jashar Hulaj.

Sipas aktakuzes, thuhet se të pandehurit kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin si dhe mos inspektim të ndërtimeve pa leje.

Ndaj të akuzuarve janë hedhur dyshime për keqperdorime në katër dosje.

“Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare, ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, thuhet në komunikatë.

Një nga to, Gazeta mëson se bëhet fjalë për një objekt që ndodhet afër Stacionit të Policisë në këtë komunë, e që ai objekt është projektuar nga kompania e cila është në pronësi të Ibrahim Melaj, djali i madh i te akuzuarit, Drejtorit të Urbanizmit, Ramë Melaj.

Ramë Melaj

Sipas këtij burimi, mbi Melaj rëndon akuza se u ka dhënë leje ndërtimi të projektësuar nga kompania e djemëve të tij duke u iu mundësuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri, Ramë Melaj në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare,  ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, që sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, të  pandehurit, Halil Tolaj në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në komunën e Deçanit dhe i pandehuri, Jashar Hulaj, si person zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim në këtë komunën, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti, me ç’rast kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Djali i Drejtorit të Urbanizmit Ibrahim Malaj, i cili është arkitekt me profesion drejton kompanin e ndërtimit “3M Group SH.P.K.”.

 Biznesi i tyre është i regjistruar edhe në ARBK./Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark