Thomas Strakosha që nga një korriku i këtij viti është futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me klubin e madh italian, SS Lazio. Portieri i Kombëtares shqiptare ka folur ekskluzivsht për Insajderin rreth të ardhmes së tij, që duket se do të jetë kampionati anglez.
Gjatë ditës së sotme në Angli u raportua se Strakosha është shumë afër transferimit në Manchester United, pas kontakteve të para që kanë pasur me përfaqësuesit e tij.
“Eshtë normale kur je “free agent (futbollist i lirë) që klubet të interesohen. Menagjerat janë duke folur me klube por shumë shpejte do të marrë vendimin rreth të ardhmes. Nuk kam vendosur ende. Klube të PremierLigës janë të interesuara”, ka deklaruar ekskluzivsht Strakosha për Insajderin.
I pyetur se a ka arritur ndonjë marrëveshje me Manchester United, ai vetëm buzëqeshi duke i ikur përgjigjes me pjekuri në këtë kohë merkato.
Strakosha, 27-vjeçar, muaj më parë, më saktë para ndeshjes së Shqipërisë kundër Anglisë kishte shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në kampionatin anglez.
Para se të shfaqej pista e 20-herë kampionit anglez, numri një i Shqipërisë është lidhur me një transferim te Fulham dhe Chelsea.
Ai me qëndroi për tetë sezone në Lazio duke u paraqitur në 164 ndeshje zyrtare. Fitoi dy herë Kupën e Italisë dhe Superkupën.
Situata e Manchester United me portierët – Manchester United ka portierin për sezonin e ardhshëm që është spanjolli David de Gea.
Rezervistin e De Geas, anglezin Dean Henderson e kanë huazuar në Nottingham Forest, ndërsa si portier të tretë kanë Tom Heaton.
Trajneri holandez, Eik ten Hag dëshiron një portier me përvojë dhe që mund ta rivalizojë spanjollin për sezonin e ri.
Pra, Manchester United është në kërkim të një portieri dhe gjasat reale janë që të shohim Strakoshën nga ky sezon në “Old Trafford”. /Insajderi/