×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ekskluzive – Zbulohet emri i zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që u arrestua për ryshfet

    Insajderi
    17 September 2021 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkë më zyrtarin e MPB-së Abdyl Fazliu, Gazeta Insajderi, merr vesh se i arrestuarit tjetër për ryshfet, është Blerim Gërbeshi, zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Sipas burimeve të Insajderit, Gërbeshi punon në konsullore tek sektori për Vula Apostile.

    Të dy zyrtarët Fazliu e Gërbeshi dyshohen nga prokuroria sipas prokurorisë, në cilësinë e zyrtarit të MPB-së, dhe MPJ-së, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar.

    Siç njofton prokuroria tre nga të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kurse personi i katërt dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

    Ndaj tyre me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark