×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ekspertët hedhin poshtë sugjerimin se vera e kuqe i bën mirë zemrës

    Insajderi
    21 February 2024 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ju mund të keni dëgjuar se një ose dy gota verë të kuqe me darkë ka benefite për shëndetin e zemrës.

    Megjithatë, ekspertët kryesorë tani po e hedhin poshtë atë mit – dhe në vend të kësaj, krijojnë lidhje midis pijeve dhe problemeve të mëdha shëndetësore.

    Ideja se vera e kuqe përmirëson shëndetin e zemrës daton në vitet 1980.

    Një grup shkencëtarësh vunë në dukje një fenomen që u bë i njohur si paradoksi francez – fakti kurioz që francezët, të cilët hanë ushqime të pasura, të yndyrshme dhe pinë verë të kuqe, kanë shkallë relativisht të ulët të sëmundjeve të zemrës, krahasuar me kombet e tjera.

    Por ekspertët tani kanë hedhur poshtë përfitimet e supozuara, duke pretenduar se provat për t’i mbështetur ato janë të dobëta dhe janë dokumentuar vetëm në studime vëzhguese – që do të thotë se faktorë të tjerë mund të jenë në lojë.

    Dr Leslie Cho, një kardiologe në Klinikën e Cleveland, tha javën e kaluar siç shkruan Daily Mail, se vera e kuqe në fakt nuk shërben për përfitime për shëndetin e zemrës, duke shtuar: Është vetëm koha për të hequr dorë nga ky besim.

    Sipas Dr Cho, nuk ka asnjë provë të mirë që vera është më pak e dëmshme se llojet e tjera të alkoolit.

    Ajo thotë se studimet më të fundit – të kryera tek njerëzit dhe kafshët – tregojnë se në fakt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark